Ajo është një nga personazhet më të përfolur në Shqipëri të momentit, nuk ka ditë që nuk flitet për të. Është bërë mjaft e njohur për publikun tonë falë rolit të saj në serialin hindi “Bidai”, i cili theu rekordet e shikueshmërisë, ku vitin e kaluar rrëmbeu edhe fitoren si Soap/Telenovela Më e Mirë në Çmimet e Televizionit, IMA Awards 2015. Ajo është Sara Khan, e njohur si Sadna, vajza indiane e cila i bëri të gjithë të qajnë. Kësaj rradhe ajo ka vendosur të rrëfehet për herë të parë në një media Shqiptare, në një intervistë të realizuar nga blogger-i ynë Justin Kasaj. Shijojeni!
Së shpejti në Shqipëri, si ndiheni?
Ardhjen time në Shqipëri mezi po e pres, ndihem në qiellin e shtatë. Ndihem po aq e lumtur po aq sa Shqiptarët. Në fakt, dua ta them se ndihem gjysmë shqiptare, dhe mesa duket do bëhem vërtet e tillë. Pothuajse shumica e komenteve të mia në rrjetet e mia sociale janë nga shqiptarët dhe kam shumë dëshirë dhe mësimin e gjuhës Shqipe, që do të vendoset edhe në planet e mia primare.
Tashmë ashtu siç e dini, ju jeni një ndër personazhet e huaj më të përfolur kohët e fundit në Shqipëri, si mendoni, cili ishte shkaku që ju fituat zemrat e shqiptarëve?
E bekuar! Falenderoj Zotin, që arrita të krijoja simpatinë e një populli të tërë. Ende nuk arrij ta besoj këtë gjë. Uroj që së shpejti të luaj edhe në disa seriale dhe të jem pjesë e spektakleve të vendit tuaj.
Sadna në serial është personi më i dashur i Alekut, po në jetën reale si është raporti juaj me Angad?
Unë dhe Angadi, mund të merremi si një shëmbull i një lidhjeje perfekte. Ai është miku im më i mirë. Ndoshta një hapsirë më tepër e miqësisë.
Si i përjetuat çastet e para kur morrët ofertën e ardhjes tuaj në Shqipëri?
Kur menaxheri im u kontaktua nga TV Klan për ofertën për të ardhur në Shqipëri u gëzova shumë, dhe ende jam shumë e gëzuar dhe mezi po e pres.
Po Shqiptarët si i prisni?
Rreth shqiptarëve mund të flas më shumë kur t’i shoh dhe të kem mundësinë ti njoh ata nga afër.
Si e pritët lajmin kur morrët vesh se shqiptarët derdhën lot për vdekjen e Sadnës në “Bidai”?
Ndodhi rastësisht, isha një ditë duke lundruar në rrjetet e mia sociale, kur më zuri syri disa tag-ime të fotove të mia. Në fakt nuk i morra shumë seriozisht, por kur pashë qindra komente në gjuhën shqipe, përdora një përkthim, e cila më bëri ta besoj këtë.
A është Sara e martuar, nëse jo a është në planet tuaja familja?
Për momentin jam beqare dhe nuk kam asnjë lidhje, i jam përkushtuar karrierës për momentin. Më pas me të parë e me të bërë.
Mund të më tregosh më tepër për projektet e tua të ardhshme?
(Qesh) Uroj që të jem pjesë e disa spektakleve shqiptare, ndoshta edhe ndonjë show. Po, për momentin jam duke xhiruar një film dhe disa seriale të cilat do të bëhen publike së shpejti.
Sa i vështirë ishte për ju roli i Sadnës?
Edhe pse seriali ka kohë që ka përfunduar, ende e dashuroj atë personazh. Sigurisht pata vështirësi, por kjo nuk më stepi dhe mund ta cilësoj edhe si një nga rolet e mia më të mira përderisa bëri që të fitoja zemrat e shikuesve.
Në edicionin e kaluar të IMA Awards – Çmimet e Televizionit Shqiptar lexuesit e InfoMedia Albania zgjodhën “Bidai” si fituese të kategorisë Soap/Telenovela më e mirë për 2015-ën, ku ndër personazhet që ndikuan tek kjo ishit pikërisht ju dhe Angadi, si ju bën të ndiheni ky vlerësim?
Wow, vërtetë? “Bidai” një çmim në Shqipëri? Nuk arrij ta besoj, ndihem shumë e vlerësuar, unë në rradhë të parë ndihem vërtetë e gëzuar sepse kur shikon frytet e punës tënde të kalon e gjithë lodhja dhe mbushesh me lunturi.
Për ta mbyllur, cila është përshëndetja juaj për lexuesit e InfoMedia Albania dhe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen?
Shqiptarë, ju dua! Jam shumë falenderuese ndaj jush që më vlersoni dhe më doni kaq shumë! Faleminderit për intervistën, shihemi në Shqipëri!
INTERVISTË EKSKLUZIVE e InfoMedia Albania // Intervistoi: Justin KASAJ | Ndalohet kopjimi i kësaj interviste nga çdo media apo individ, pa aprovimin paraprak të redaksisë. Për kontakt jkasaj@imalbania.com