Genti Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të njohur për shqiptarët, që prej kohësh është jashtë vëmendjes së mediave dhe ekranit.
Ai ka dhënë së fundmi një intervistë të rrallë pas kaq shumë kohësh mungesë në ekran, duke treguar të gjithë rrugëtimin e tij në media. Në intervistën për “Syri Tv”, Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërsinin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak. Ai gjithashtu foli për problemet me alkoolin dhe jetën e tij sot.
“Jeta ime është për të qeshur!”, tha ai me lot në sy kur u pyet si është jeta e Doktorit sot.
Pas kësaj interviste ka reaguar Albana Osmani, ish-kolegia e Doktorit, e cila shpreh respekt dhe mirënjohje ndaj tij. Në një postim të gjatë në profilin e saj në Instagram, Albana shkruan se Doktori është përdorur në një moment delikat të jetës së tij për vëmendje.
Postimi i plotë:
Gent Pjetri , apo Doktori i Fiks Fare shumë i dashur për publikun dhe shumë i dashur nga të gjithë ne që e njohim nga afër . Nuk ka nevojë të përdoret në momente delikate !! Dhe ju garantoj që nuk ka nevojë as eper mëshirë në thelb. Thjesht janë momente delikate, që kushdo në jetë i kalon në forma të ndryshme, dhe pse disa janë më të fortë për të “fshehur“. Madhështia e tij dhe pse në kohë dobësie dhe fjalësh ‘blur’ , nuk zvogëlohet për të gjithë ata që e njohin nga afër e kuptojnë edhe kur është i dobët dhe e duan njësoj. Ai në fakt nuk është aspak i dobët , përkundrazi është një nga luftëtarët më të pamposhtur që njoh qoftë edhe me sfidën e tij “një gotë më shumë.” Se jeta nuk na përkëdhel gjithmonë . Gent Pjetri është më shumë se sa prezantues , më shumë se sa aktor, ai është një artist i madh që personalisht kam patur fatin të punoj me të dhe të mësoj prej tij shumë . Është bekim të kesh permbi të gjitha , të kesh një Drejtues si themeluesi i Fiks Fare Filip Cakuli që pertej anës profesionale që mbetet në histori , kam qenë e impresionuar se sa shume kujdesej për stafin . Se fundja puna është punë, ku ka kërkese pune dhe ritëm dhe ditët nuk janë njësoj asnjëherë . Por aty punohet si brenda një çatie shtëpie. Të bësh televizion është sfiduese dhe publiku është dalluesi dhe gjykuesi më i mirë i cilësisë , edhe pse në mendesinë time së fundmi cilësia shpesh ka çeduar, pasi edhe vetë bota është revulucionarizuar nga “fenomenet “ që përbëjnë lajm e ngjarje ‘dhe pse keq mbetet mirë’ se lufta bëhet për vëmendje. Kështu kushdo që vuri Doktorin në vëmendje dhe shfrytëzoi një moment delikat të tij , nuk bëtë më shumë se sa kaq. Ai mbetet po me dinjitet dhe njeri i rrallë me një zemër si askush dhe nuk i bëtë asgjë . Doku ti s’ke nevojë të të thonë bravo dhe besoj kjo ka qenë një nga ato autoironite e tua, se vetëm aq herë sa ke shkundur audiencën së qeshuri në studio këto janë bravo-t që shpirti të ngopet dhe ndjehesh fiks në vendin e duhur . Tashmë do të thoja që të dua shumë po shumë, dhe forca se kemi gjysmën tjetër përpara dhe padyshim i mungon Ekranit 📺 Duhet të jesh aty për atë që TI je dhe po, kjo është sfida ! Tupu ime ❤️