Rregullatori kroat i medias HAKOM ka arritur në përfunimin se ka pasur një reduktim të ndjeshëm në ndërhyrjen në marrjen e TV dixhitale në vend, të shkaktuar nga transmetuesit në Itali.
Megjithatë, ndërhyrja ndaj sinjaleve të radios vazhdon pa përmirësime.
Në një deklaratë të publikuar javën e kaluar nga HAKOM, rregullatori thotë se ekspertët e tij zhvilluan një studim disa-mujor të ndërhyrjeve që vinin nga Italia dhe shkaktuan probleme me marrjen e sinjaleve televizive dhe atyre radio të Kroacisë përgjatë bregut dhe ishujve të Adriatikut.
Enti arriti në përfundimin se numri i shqetësimeve ishte më i ulët se më parë për shkak të tërheqjes së transmetuesve në Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia Romagna, Marche, Abruzzo dhe Puglia të Italisë.
Procesi filloi në shtator 2016 dhe përfundoi në janar të këtij viti, duke qenë një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të HAKOM, duke punuar me organe të tilla si ITU.
Siç është raportuar më parë, një pjesë e madhe e procesit tashmë ishte ndërmarrë deri në fillim të dhjetorit 2016.
Megjithëse HAKOM thotë se do të vazhdojë përpjekjet për të hequr ndërhyrjen e fundit, nuk është në gjendje të lëshojë urdhra për përjashtim të drejtpërdrejtë pasi transmetuesit ndodhen në një vend tjetër dhe jashtë juridiksionit të tij.
Interferenca e radiove Italiane është problem gjithashtu edhe në Shqipëri. Gjatë verës një numër i lartë radiosh dhe veçanërisht Radio DeeJay ndër më të njohurat në Itali, inteferonte në zonën Fier-Vlorë duke ndërhyrë tek frekuencat shqiptare përmes stacionit të transmetimit në zonën e kalabrisë.