Udhëtimet e huaja në vjeshtën e vitit 2020 ishin ndoshta më pak vendimtare për valën e dytë të rasteve me coronavirus sesa pritej. Të paktën këtë e sugjeron një raport i ri i Institutit Robert Koch në Gjermani.
Kjo pasi që në vjeshtën e vitit 2020, udhëtimet në dhe nga vendet e pushimeve supozohet të mos jenë një faktor pandemie.
Në një nga Buletinet Epidemiologjik thuhet: “Ndërkohë, vala e pushimeve verore është zvarritur nga vala e dytë e madhe e infeksioneve në Gjermani. Në këtë, infeksionet e lidhura me udhëtimet luajnë vetëm një rol shumë të nënrenditur, sepse mbizotëron transmetimi autokton – apo transmetimi ndërmjet dy bashkatdhetarëve”.
Në këtë drejtim shtohet se turistët kanë pak kontakt me vendasit, gjë që çon në një rrezik të ulët të infeksionit në lidhje me incidencat e destinacionit të udhëtimit.
“Qëndrimet e natës në hotele, të cilat shpesh ishin subjekt i rregullave të rrepta të higjienës verën e kaluar, ndoshta gjithashtu kanë kontribuar në këtë”.
Por në vend të turistëve, vlerësohet më tej, ishte ndoshta një grup tjetër udhëtarësh që u infektuan jashtë vendit – ata që vizituan vendet e tjera dhe u kthyen në Gjermani, përcjell Telegrafi.
Dhe lidhur me atë se nga cilat vende arritën shumica e infeksioneve të reja – gjatë kohës së pushimeve verore – pas vetë Gjermanisë – thuhet se ato arritën nga Kosova (me 4369 raste midis 20 korrikut dhe 20 shtatorit).
Në vendin e tretë të të ashtuquajturve vende të ekspozimit ishte Kroacia (3903), e ndjekur nga Turqia (3131), Bosnja dhe Hercegovina (1193), Rumania (1096), Spanja (1059), si dhe Franca (760).