Instagram më në fund po shton Reels dhe Shop në faqen kryesore të aplikacionit të saj për iOS dhe Android, një ndryshim i madh në paraqitjen e aplikacionit për herë të parë ndër vite.
Sipas kompanisë, Reels i cili filloi për herë të parë si test disa muaj më parë (Reels është versioni i TikTok nga Instagram) tani ka tab-in e vet.
Kompania thotë se dëshiron që Reels të jetë, “një vend ku njerëzit mund ta shpërndajnë kreativitetin e tyre me botën dhe të kenë një shans të shpërthejnë dhe të gjejnë një audiencë”.
Sa i përket Shops, ky do të jetë vendi ku do të gjeni rekomandimet e personalizuara, përzgjedhjet e redaktorëve nga kanali @shop i Instagram, video të shopping-ut, koleksione të produkteve të reja dhe më shumë.