Një ndryshim i rëndësishëm është bërë në Instagram, pasi tani përdoruesit kanë mundësinë të shkarkojnë videote Reels të postuara nga të tjerët dhe t’i ndajnë ato në rrjete sociale të tjera. TikTok, rivali i Instagramit, ka ofruar këtë mundësi për shumë vite dhe ka fituar popullaritet për shkak të videosh të shkurtra të shoqëruara me stampën e aplikacionit të tyre.
Adam Mosseri, drejuesi i Instagramit, njoftoi se përdoruesit në SHBA tani mund të shkarkojnë videot Reels drejt galerisë së tyre të imazheve. Ata thjesht duhet të klikojnë ikonën e “Share” dhe më pas “Download”.
Mosseri theksoi se kjo veprim mund të kryhet vetëm për videot e postuara nga llogaritë publike. Këto llogari kanë mundësinë të fshijnë opsionin e shkarkimit për videot e tyre nëse e dëshirojnë.
Megjithëse nuk është bërë e qartë nëse Instagrami do të shtojë një stampë që shoqëron videot e shkarkuara, fotot e postuara nga Mosseri tregojnë se kjo mundësi do të jetë e pranishme. Instagrami ka lejuar tashmë përdoruesit të shkarkojnë videot e tyre Reels nga kategoria “Draft” (Skica).
Në vitin 2021, Instagrami ndaloi promovimin e videove që kishin stampën e TikTok ose aplikacione të tjera të ngjashme.