Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi. Në një intervistë, aktorja u shpreh se ndjeu nevojë të tregonte që ishte infektuar pasi kuptoi se gjithçka që po ndodhte nuk po merrej seriozisht.
“Ky nuk është një grip, është shumë më i rrezikshëm. Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj ai pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë,”- u shpreh ajo.
Aktorja tha se nuk dëshiron të krijojë alarm por është një çështje shumë serioze, duke treguar edhe simptomat: “Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatje. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.”
“Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyen dhe situata reale u fsheh nga ne, në mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë,”– u shpreh ajo.
Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot ti thotë lamtumirë.