Është konfirmuar emri i radhës në “Dance With Me”, është pikërisht Ingrid Gjoni ajo që do të na tregoj aftësitë e saj në kercim. Ingrid Gjoni është një prej këngetareve më të njohura në Shqipëri, e cila gjithashtu për shumë vite ka punuar edhe si modele dhe show girl.
Ajo është e treta e konfimuar nga zyrtarisht nga produksioni pas Rita Latit dhe Sejfulla Myftarit i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Cekja i Beratit”, ku jemi tepër të sigurt që këta dy të fundit do të përcjellin mjaft humor tek publiku.
EKSKLUZIVE | Zbulohen disa nga personazhet e edicionit të dytë të “Dance With Me”!
“Dance With Me” çeli edicionin e tij të parë vitin e kaluar, ai është një format i Endemol i blerë nga Tv Klan me producente Alketa Vejsiun dhe regjinë e Vera Grabockës.
Ky format vitin e kaluar sipas sondazheve arriti t’ia kaloi edhe “Dancing With the Stars” në Vizion Plus, përsa i përket shikueshmërisë.
IMA / J. Kasaj