Info Media Albania bashkohet me kauzën në ndihmë të banorëve të lënduar nga përbytjet që po ndodhin në jug të vendit për shkak të rreshjeve të shumta. IMA në bashkëpunim me “Qendrën Vullnetare të Emergjencave Cilivile” i bën thirrje lexuesve tanë për të kontribuar sa të munden për të shpëtuar dhe lehtësuar jetën e banorëve në vështirësi. Tani është koha për t’u solidarizuar me të gjithë ata që kanë humbur gjithçka nga përmbytjet në Fier, Vlorë dhe në Berat. Ndaj, ju bëjmë thirrje të gjithë lexuesve të angazhohen në veprime konkrete për të grumbulluar batanije, ushqime, veshmbathje e gjithçka tjetër që mendoni se mund t’u nevojitet njerëzve në nevojë. Të gjithë lexuesit e faqes sonë të kontaktojnë në numrin, 0682137139 ose të paraqiten në zyrat e “Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile” tek Spitali Ushtarak, Reparti i Plastikës. Ose na kontaktoni në email tonë info@imalbania.com ose në adresen tonë në facebook Info Media – Albania. Të mos ngurrojmë të ndihmojmë sot ata që kanë më shumë nevojë.
Bllokimi i “MEDIUM”, dokumenti i IMA dhe protestat në rrjet detyrojnë AKEP të reagojë
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar pas diskutimeve të mëdha që u hapën në mediat sociale për bllokimin...