Një influencer-e ka shpenzuar 10,000 dollarë për veten e saj këtë Krishtlindje, por nuk ka blerë asgjë për fëmijët e saj.
Carla Bellucci, 38 vjec, tha se nuk i intereson nëse etiketohet si egoiste, duke argumentuar se fëmijët e saj Tanisha, 15 vjeç dhe Jayden, 13 vjeç, duhet të bëjnë paratë e tyre në mediat sociale. Fëmija i saj i madh, Jermaine, 18 jec, thuhet se nuk i festoi Krishtlindjet me Carla këtë vit.
Carla, nga Hitchin, Hertfordshire në Britani i dhuroi vetes Botox në fytyrë, manikyre, këpuce dhe rroba të reja të cilat kapnin vlerën e 10.000 dollarëve.
Carla i tha The Sun se nuk i intereson që fëmijët e saj po ulërasin për dhurata, pasi stresi që i dha karantina meriton që të shlyhet me diçka të mirë në fund. Sipas saj, COVID-in e përdori për një qëllim të mirë duke mos i përkëdhelur fëmijëve. Gjithashtu rreth shpenzimeve të tepërta, Clara tha se fëmijët e saj duhet të shfrytëzojnë vetë mundësinë e rrjeteve sociale për të fituar para.
Shpenzimet e Carla-s thuhet se kanë shkaktuar tensione në shtëpi, me Jayden që nuk pranoi të fliste me të dhe Tanisha e cila e etiketoi atë si ‘të llastuar’. Adoleshentët kishin dashur atlete Nike Air Force, laptopë të rinj, telefona të rinj, rroba dhe Xbox për Krishtlindje.