Infektohet me koronavirus, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.
Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Mësohet se Bino është shtruar prej disa ditësh në spital e Infektivit, ndërsa gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.
Kujtojmë se në këtë luftë me koronavirusin, janë prekur edhe mjekë e infermierë, të cilët përballen çdo ditë me raste të tilla. Ditën e djeshme u regjistruan 106 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 2 persona.