Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Krujë është infektuar me koronavirus.
Siç mësohet, rezultati i testit të saj ka dalë dy ditë më parë, ndërsa nga hetimi epidemiologjik është arritur në përfundimin se ajo u infektua duke marrë tamponët për koronavirusin tek pacientët e dyshuar në këtë zonë, shkruan abcnews.
LEXO EDHE:
20 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Pasi ajo u konstatua me koronavirus, mësohet se është karantinuar edhe bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij ka dalë negativ.
Kjo është një ndër rastet e shumta të infektimit të personelit mjekësor në spitale apo qendra shëndetësore duke dhënë sërish alarmin për nivelin e lartë të prekshmërisë nga koronavirusi tek ta.