Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita ka rezultuar me Covid-19. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se bashkë me të i infektuar është dhe bashkëshorti i saj.
Mësohet se ajo dhe bashkëshorti janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në banesë.
Ndërkohë është vënë re mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, një organizim i kryer përherë nga vet Zamira ndërkohë që këtë vit aktorja e famshme është karantinuar në shtëpi.