Bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman është prekur nga Covid-19 dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është detyruar të shtrohet në spital. Ai e ka bërë vetë të ditur në rrjetet sociale, ku u shpreh se ka vendosur të vazhdojë trajtimin në spital dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes.
“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.Almeda nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale. Kujtojmë se çifti janë në pritje të një fëmije të dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.