Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Mësohet se Veliu ka marrë vesh sot rezultatet e tamponit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe po merr trajtimin mjekësor në shtëpi.
Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë zv. Drejtori Albert Dervishi. Ky i fundit do të kujdeset përkohësisht për strukturën e policisë, derisa Ardi Veliu të shërohet.
Ditën e djeshme në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.