Me hapjen e shkollave është rritur edhe mundësia e rritjes së rasteve me Covid-19. Tre mësues kanë rezultuar pozitiv në Vaun e Dejës.
Lajmi është bërë i ditur nga prefektja Majlinda Angoni gjatë një vizite inspektimi në shkollën e mesme te Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini”.
Tre mësuesit e infektuar i shtohen bilancit të të prekurve në Tiranë, ku më herët 20 mësues kanë rezultuar pozitiv me COVID.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, procesi mësimor nuk është cenuar për shkak se janë zëvendësuar.