Situata e krijuar nga koronavirusi në shkolla sa vjen e zgjeron përhapjen e infeksionit. Në 24 orët e fundit, mësohet se katër mësues kanë rezultuar të prekur me COVID-19 në Berat.
Sipas informacioneve bëhet me dije se pozitive janë konfirmuar 2 mësuese në shkollën “22 Tetori” ndërsa një tjetër në shkollën “Ajet Xhindole”.
Ndërkohë pozitivë kanë rezultuar edhe dy fëmijë tek Qendra e Zhvillimit Rajonal në rajonin numër 3 të këtij qyteti.
Deri më tani Berati numëron 419 raste pozitive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.
Kujtojmë që ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 7 humbje jete dhe 532 raste të reja në 24 orët e fundit.