Disa oficerë të Gardës Kombëtare të vendosur në protesta në Uashington kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rreth 1.300 anëtarë të Gardës Kombëtare kanë qenë pjesë e protestave, por nuk ka një numër konkret se sa veta janë infektuar.
Shumica e policëve nuk mbanin maska dhe ishte kryesisht e pamundur të ruhej distanca sociale gjatë demonstratave.
Disa zyrtarë shëndetësorë – përfshirë ekspertin më të lartë të vendit për sëmundje infektive Dr. Anthony Fauci, janë shprehur se kanë frikë se protestat masive të shkaktuara nga vdekja e George Floyd mund të sjellin ndonjë shpërthim tjetër të koronavirusit.