Kisha Katolike në Shqipëri ka njoftuar Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është infektuar me COVID-19. Ai aktualisht është shtruar në spital për shkak të komplikacioneve respiratore.
Njoftimi i Kishës Katolike
Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.
Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.
Ditën e djeshme dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë rezultoi pozitiv me COVID-19, ku për shkak të moshës dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese u nis drejt Athinës për një mjekim më të specializuar ku gjendja e tij paraqitet e mirë.
InfoMedia Albania