Regjisori dhe skenaristi Leka Bungo është rrëfyer në emisionin “ProArt” të Najada Elmazit. Ndër të tjera ai deklaroi gjatë intervistës se, “nga TVSH ka një shije të keqe që nga hapi i parë i miratimit të projektit për filmin “Rrokullisja”. Nuk ka pasur nje lloj angazhimi, ngrohtesie, filmi nuk jepej në asnjë reklamë deri në momentin që mbaroi i gjithë filmi. Për 8 muaj me radhë asnjë reklamë për ta bërë atë të gjallë, ndërkohë në tv private reklama bëhet nga mëngjesi deri në darkë. Ky është një defekt serioz sepse RTVSh i mungon vitrina, ai ka magazinë por kjo krijon një kontraditë. Krijuesit më të mirë të Tv private kanë qenë punonjës në TVSH, të cilët kanë sjellë cilësi në tv private duke i humbur cilësine RTVSH. Sot nëse i drejtohesh dikujt aty dhe i thua: Keni një Vera Grabock, nje Pali Kuke, një Stefan Gajo? – Jo do thonë. Por çfare keni? – Nuk e dimë…sepse as vetë ata nuk i njohin. Kjo ndodh sepse në kuadrin artistik dhe professional nuk dinë të krijohen marrëdhënie financiare. Kjo hemoragji ka për të vazhduar edhe në të ardhmen në qoftë se nuk gjendet formula për ta zgjidhur.
Bungo, festivalin më mirë të mos e kisha parë Për Festivalin e RTSH, Bungo u shpreh se do ishte më mirë të mos e kishte parë. Jam neveritur nga shfaqja. Ka qenë një nga Festivalet më madhështore të muzikës se lehtë Shqiptare gjatë 4 dekadave, kur e shikon në atë gjendje të dëshpëruar të vjen keq për ata artiste që ishin jashtë evenimentit dhe ata që ishin aty dhe s’kishin mundur të bënin gjë. Dy moderatorët ishin për gjynaf, mund të jenë shumë të mirë në fusha të tjera por nuk arrinin të përcillnin asgjë në skenë, ishin të ftohtë emocionalisht. Si një qytetar që ka dëshire ta dëgjojë këngën ishte një spektakel i ftohtë, që të besdiste. I mungonte intimiteti sepse ndriçime të tilla në një spektakël gjysmë klasik nuk mund të ndriçohet me një ndriçim diskoteke. Mungesë koncepti, regjizura, platforma, copëza të huazuara nga festivalet Europiane. Logjika e kritikës sonë janë kopjet, nuk krijojmë asgjë shqiptare. Spektakli nuk krijoi komunikim me spektatorin, pa ansambël artistik. Njerëzit duan të duken më shumë seç janë, shikoj çudira…regjisor, që realisht nuk janë dhe shkruajnë emra në njoftime. Shpesh artistë, individë, që janë në administratë spekulojnë për tu bërë artiste me zor, shkruajnë afishe me zor. Për koncertin e Vitit të Ri angazhohej një numër serioz i shkrimtareve si Pëllumb Kulla, Bujar Kapexhiu etj dhe 6 muaj përpara fillonin pregatitjet. Koncertin që pashe këtë radhë nostalgjisë time i shtoi dhimbjen, një koncert që nuk e di se çishte. Një dekor amator, alternohej me humor të viteve tona, të gjitha materialet të montuara pa një logjikë dramaturgjike, punë e papërgjegjshme,e përshpejtuar të vret.
Regjosri Bungo thumbon edhe “humorin”: I kapur per fyti nga banaliteti. Ndërkohë në rrëfimin e tij Leka Bungo prek edhe çështjet e humorit. Sot te aktorët e humorit e kam të vështirë të gjej një Tano Banushi, një Aleko Prodani, një Zyliha Milot megjithëse respektin që kam për artistët e rinj të humorit. Për humorin ai shprehet me nostalgji. Duhet të pranohet që në kohën të cilën punohej, xhirohej, kemi vënë drama që kemi qënë të detyruar. Janë bërë kompromise artistike jo të pakta. Çdo gjë që është bërë përpara 90 kanë qënë të ideologjizura por ka patur vepra që kanë pasur shumë vlerë, si Kadarea. Epokat nuk kundërshtojnë njëra tjetrën. Humori sot është në një gjendje të vështirë, haset rëndom në televizionet shqiptare humor banal, vulgar. Këto humore nuk vijnë nga fjala banale… banale është ajo që s’është e vërtetë që s’ka krijimtari, s’është artistike, është amatoreske. Ky lloj banaliteti e ka kapur për fyti humorin shqiptar. Skenarët kanë dobësi, një vështirësi e ndjeshme. Epoka jonë i ka ç’mësuar artistët, pa parë skenarin, personazhin, thonë sa do paguhem. Ky gabim nuk është i gabuar por është i parë. Kjo ndodh me të gjithë sepse ekonomia e tregut i gjeti të papërgatitur. Artistë të vërtetë ka shumë por janë në gjendje që jetojnë me pension. Kurse mashtruesit e kanë gjetur veten në treg. Kanë rënë pre e një kurthi tregu. Balanca duhet të anojë nga ana artistike edhe pse ato nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën. Brezat gjithmonë kundërshtojnë njëri tjetrin,por jo kur ka mohim. Aktorët janë të etur, si spektatorët, dhe ne jemi të etur për vepra të huaja. Mungojnë veprat shqiptare. Serioze është mungesa e kritikës profesionale, ajo që do ta shtynte, ajo që do ta nxiste krijimtarinë në të gjitha profilet e saj. Sot mungon kritika profesionale, s’ka shkollë për kritikë arti. Tv i mbajnë hatrin njëri tjetrit,nuk thonë mendime negative as kur kanë.Asnjë vepër arti nuk është e përkryer por kritika duhet t’i vërë në pah që të eci përpara. Numri i aktorve të mirë në TK është zbehur.Nuk heq dot viza paralele por përroi ka ardhur duke u ngushtuar.
Marrë nga Ora News