“Just dance” tashmë ka nisur puntatën e parë në programit “E Diell” në “Top Channel”.
Me juri të balerinëve profesionist si Graciano Tagani, Enada Vaso, Ezdalin Gorani dhe Isida Mollaymeri, programi u jep mundësine shumë të rinjve të shfaqin talentin e tyre në fushën e baletit.
Mirëpo, duke ushtruar katë art te bukur por edhe të vështirë njëkohësisht, ndodh që të ketë edhe incidente.
Një incident ka ndodhur edhe gjatë puntatës së djeshme , ku nje prej vajzave konkurrente ka përplasur kokën në dysheme teksa performonte.
Menjëherë u mbyll transmetimi dhe vajzës i erdhën të gjithë në ndihmë, ndersa më pas u shoqërua me ambulance.
Graciano Tagani dukej shume i shokuar nga ajo çka pa, aq sa nuk mund të fliste dot, ndersa Ezdalini u shpreh se nuk ishte dicka e rëndë por do të kalojë.