Moderatorja Kiara Tito ka pësuar një incident para pak minutash brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, teksa ishte bërë pjesë e një loje bashkë me banorët e tjerë. Në një moment, moderatorja është rrëzuar në tokë dhe ka shpërthyer në lot nga dhimbjet, ndërsa konkurentët e tjerë janë mbledhur rreth saj, duke u përpjekur ta ndihmojnë.
Menjëherë produksioni ka urhdëruar banorët që të mos ta lëvizin moderatoren nga vendi. pasi një ekip me mjekë po shkon drejt shtëpisë për tí dhënë ndihmën e nevojshme dhe për ta kuruar, e nëse do të jetë e nevojshme për ta cuar edhe drejt spitalit.
Sic shihet nga fotot e marra nga momenti i rrëzimit të saj, vajzat Mikela dhe Tea i qëndrojnë mbi kokë për gjithcka që mund t’i duhet, ndërsa edhe Luizi e ka ndihmuar.
Shpresojmë që të shkojë gjithcka mirë për Kiarën, ndërsa kjo situatë na kujton edhe atë që i ndodhi Einxhelit edicionin e kaluar, sërish nga një lojë, me moderatoren në atë kohë që ju desh të fuste dorën në allci pasi e kishte thyer. Urojmë asgjë serioze për Titon!