Këngëtarja Ava Max, me origjinë shqiptare, u përball me një moment të paprecedentë gjatë koncertit të saj të fundit.
Në momentin kur Ava Max ishte në skenë duke performuar, një fans i papritur ngjitet në skenë dhe e godet këngëtaren në fytyrë. Edhe pse një anëtar i sigurisë reagoi menjëherë për të larguar fansin, nuk arriti të parandalojë goditjen para se Ava të pësonte ndërhyrjen.
Ava, e veshur me një kostum të zi me xixa, menaxhoi situatën me profesionalizëm dhe duke kërcyer u tërhoq nga skena.
Më pas, përmes një postimi në Twitter, Ava tregoi se ajo u plagos në sy nga goditja dhe falënderoi fansat për dashurinë që i treguan.
“Më goditi kaq fort sa më dëmtuan syrin. Ai person nuk do të lejohet kurrë më të vijë në një prej shfaqjeve të mia. Faleminderit të gjithëve që ishit të mahnitshëm sot në Los Angeles”.
Në ditët e fundit, incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe me këngëtaren Bebe Rexha gjatë turneut të saj. Një person nga publiku, i cili më pas u arrestua, goditi Bebe Rexha-n me një celular gjatë një shfaqjeje. Këngëtarja pësoi një plagë në vetull dhe sy të nxirë si pasojë e goditjes.
Ava Max gets injured on stage after a fan “slapped” her. pic.twitter.com/BLVbXAhawE
— Pop Crave (@PopCrave) June 21, 2023