Fama e saj u krijua në pak muaj, edhe pse e ka provuar përmes këngës por “Pëputhen” i dha atë që kërkonte. Ina Kollçaku ka treguar se virgjërinë e ka humbur në moshën 17-vjeçare. E ftuar në emisionin “Glmaour Zone”, Ina tha se në atë kohë mendonte se s’do martohej më kurrë, pasi nuk ishte e virgjër. Nga ana tjetër, Ina ka thënë se me kalimin e kohës ka kuptuar se të gjithë martohen.
“Nuk e kam humbur akoma dhe dua që burri të jetë i virgjër. (qesh) 17 dhe mendoja që nëse do më linte ai. S’do të martohesha më kurrë por më pas ti rritesh dhe kupton se të gjithë martohen. Nëse është dikush në këtë situatë, dua t’i them që do martohet”.
Gjatë intervistës Ina ka treguar edhe se sakrifica me e madhe që ka bërë për famën është privatësia. “Po ka sakrificë më të madhe se privatësia? Mendoj se është sakrificë për të gjithë edhe unë kam filluar ta ndjej, sepse normalisht fama ka atë periudhën e saj të adrenalinës që ti nuk je as në tokë as në qiell. Ndonjëherë të merr për mirë dhe ti bëhësh me modeste, ndonjëherë të merr edhe për keq. Shofim figura që delirojnë dhe harrojnë që të jenë të sjellshme, të kenë mirësjellje, korrektësi dhe marrin atë adrenalinën e famës. Unë shyqyr nuk e arrita dhe uroj që jo. Po arrita të lutem më bëj një telefonatë e më thuaj hape pak intervistën”.