IN TV nuk është mbyllur edhe pse në platformën tokësore programet nuk janë më onair.
Nga data 4 shtator IN TV nuk transmeton nuk transmeton më në rrjetin dixhital tokësor. Platforma e TV Klan, ku mbështetej transmetimi i kanalit ka mbyllur sinjalin e televizionit e si pasojë shumë prej teleshikuesve menduan se ky ishte fundi i historisë së IN TV.
InfoMediaAlbania pas ndërprerjes së transmetimit kontaktoi me stafin e televizionit për të marrë më shumë informacion, me qëllim për ti ofruar një sqarim teleshikuesve dhe lexuesve tanë.
Nga burimi zyrtar, IN TV po përgatitet për kalimin e transmetimit në një platformë tjetër dhe po punohet edhe për një re-brand. Kanali do vazhdojë të jetë music & entertainment, pra me programe muzikore dhe argëtuese. Si edhe risi do të jenë eventet muzikore në qytetet shqiptare.
Për momentin ky është i vetmi informacion që kemi marrë nga IN TV, që do të thotë, që shumë shpejt do të kemi mundësi të ndjekim edhe një programacion të ri dhe ndoshta rikthimin e e rregullt të transmetimit. Kujtojmë, që prej më shumë se një viti IN TV është onair vetëm me ritransmetime./IMAlbania.com