Duket se fati i IN TV është vendosur. Pas lajmeve që qarkulluan për mbylljen dhe më vonë, rilindjen e tij duke i besuar drejtimin një prej ikonave të këtij ekrani, Fatma Methasani e kanë një përgjigje.
Në faqen zyrtare të kanalit drejtuesit dhe njëkohësisht pronari aktual ka komunikuar se faqja e rrjetit social Facebook do të bashkohet me faqen e Euronews Albania. Lëvizje kjo e cila është ndërmarrë në kuadër të marrëdhënieve komerciale të kompanisë IN TV Albania SHPK dhe Euronews Balkans SHPK. Pra shumë shpejt IN TV në Facebook nuk do të jetë më i pranisëm duke na lënë të kuptojmë se shumë shpejt edhe sinjali i televiziv mund të ndërpritet. Mbetemi në pritje të se cili do të jetë fati i televizionit që u kthye në kanalin më të preferuar të të rinjëve dhe nga u zbuluan emra si Kelvi Kadilli apo Arjola Shehu.