Ashtu siç ju kishim informuar edhe më parë rreth ribrandimit të “MAD Albania”, i cili u rinovua tërësisht duke u riemëruar si “IN”, ndryshim ky që solli formatimin e plotë të televizionit duke kaluar nga ai i tipit muzikor për të rinj, në një kanal gjeneralist, tashmë do të vijë edhe me programe më të pasura.
Pas sjelljes së një sër formatesh të reja risi, me emisione vërtet interesante si dhe fytyra të reja “IN”, tashmë po hedh edhe hapin më të shumëpritur. InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se duke filluar nga java e ardhshme, “IN” do të fillojë zyrtarisht programacionin e tij të plotë, ku përveç emisioneve, kësaj here do të ketë edhe Seriale, Filma dhe Shoë, për fëmije, të rinj dhe të rritur. Por ende nuk dihet se cilat do të jenë serialet dhe spektaklet që “IN” do të sjelli për publikun, të cilët do bëhen publik për shikuesin në ditët në vazhdim.
Ekskluzive e InfoMedia Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i kwtij materiali pa autorizim.