Tashmë pas disa kohësh mungesë, po e rikthejmë sërish rubrikën #IMAsugjeron, ku në bazë të kërkesave të lexuesve të IMAlbania.com, do ti sugjerojmë televizioneve shqiptare që ti sjellin në Shqipëri, duke dhënë kështu edhe një paramendim të tyre për interesin dhe audiencën.
Duke parë interesin e shumtë të lexuesve në IMAlbania.com, InfoMedia Albania, sjell një sugjerim për Drejtorinë e Programacionit të Tring dhe Vizion Plus, të cilët duhen cituar se muajt e fundit kanë bërë blerje serialesh mjaft të shikuara në Turqi, duke i sjellë për shikuesit shqiptar.
“Love Bird” është seriali që ne mendojmë se Tring dhe V+, duhet të siguroj të drejtat e transmetimit në Shqipëri! I prodhuar nga producentët e Sulltani i Madhërishëm dhe Sulltanesha Kosem për Global Agency, ku ka arritur një audiencë të kënaqëshme.
Seriali flet për historinë e dashurisë midis Feriedes dhe Kamranit, i llojit dramatik.
Po ju çfarë formatesh dhe serialesh do të donit të shihnit në televizionet shqiptare? Dërgoni sugjerimet tuaja në inbox në faqen e Facebook të InfoMedia Albania ose në info@imalbania.com!