Vizion Plus edhe këtë fundvit do të ofrojë një programacion të larmishëm gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve por edhe në datat 1,2 dhe 3 janar.
Duke filluar nga 31 Dhjetori, festimet do të nisin me edicionet festive të formatit të pasdites në orën 16.00 dhe formatit të satirës “ByPass Show” në orën 20:30. Nga ora 19.35-20.25 nën shoqërinë e shikuesëve do të jeë Turjan Hyska me “Tornado me Para” dhe “Loto 6nga35”.
Kryeqëndra e të gjithë festimeve do të jetë formati i humorit “Al Pazar” nën drejtimin e Agron Llakës i cili do të ofrojë për 2 netë rresh në Vizion Plus një format festiv me titull “Show and Go”.
“Al Pazar, Show & Go” del nga “shtepia” e tij, per te prekur me nga afer realitetin qe na rrethon, duke sjelle nje buqete materialesh me humor e holle e thumbues. E konceptuar ne formen e nje varieteje, pjese ketij mozaiku do te jene edhe interpretime te zerave me te njohur me muzikes shqiptare, por edhe emblemat e tradites sone popullore.
Formati do të fillojë më 31 Dhejtor dhe 1 Janar ora 21.30, më pas në 2 Janar në orën 21.00 do të shfaqet puntata speciale e Apartamenti 2xL.
Ditën e Hënë, më 2 Janar në orën 19.35 do të shfaqet mbrëmja gala e Ansamblit, ndërkohë në të njejtën orë më 3 Janar për shikuesit do të transmetohet Sofra Tiranase. Të Hënën e 3 Janarit në orën 15.30 do të transmetohet puntata festive e emisionit Next, ndërkohë seriali Dashuri e Pafund do të shfaqet në orën 21:00./IMAlbania.com/