Tashmë festat po vijnë ne kulmin e tyre, per shumicën në Europë ishte Krishtlindja, por për Shqiptarët tashmë prej vitesh Viti i Ri, është festa tradicionale që i mbledh te gjithë së bashku dhe ku askush nuk është i zënë me punë, sigurisht përveç anvisave. Por sigurisht momentet më ë bukura nuk mund të kalohen pa televizionin i cili ditët e fundvitit na bën që të biem në dashuri me të.
Edhe Top Channel ashtu si përherë ka përgatitur programacionin e tij special i cili do të jetë mjaft i larmishëm. Duke filluar që në mëngjesin e dt.31 Dhjetor, Eno Popi dhe Mira Kazhani do të na shoqërojnë për disa orë ne “Wake Up” me një puntatë speciale. Më pas emisioni i rradhës që do të na shoqërojë do të jetë ai i paradites “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musën dhe Anjeza Majën.
Një puntatë e veçantë do të jetë ajo e emisionit aq të dashur për të rinjtë “Select”, i cili ndryshe nga zakonisht do të jetë rreth 1 orë e 30 min, ku prezantuesit simpatik të këtij formati të kryesuar nga Jona do të zhvendosen drejt Sheshit Skëndërbej në Kryeqytet, në një studio të hapur e cila do të mirëpres këngëtarët më në zë të muzikës shqiptarë si Alban Nimani, Mozzik, Ronela Hajati, Gjiko, Jon Tarifa, Sheila si dhe Aslajdon Zaimaj.
Pasditja do të kalohet këndëshëm në Top Channel , me “Pasdite në Top Channel” ku do të ketë mjaft larmi si çdo vit, dhe padyshim nuk do të na zhgënjej.
Po e lëmë ëmbëlsirën për në fund. “Friend Request 2016”, kjo do të jetë ajo që shumica mezi priste të lexonte. Portokalli duke filluar që nga ora 21:37 do të na ftojë që 2016 t’a kalojmë së bashku me ta në një puntatë maraton deri në orët e para të mënjesit.
Mëngjesi i datës 1 Janar do të na shoqëroj me disa filma si : Filmi Vizatimor “Xhorxhi Kureshtar” në orën 7:30,”Kung Fu Panda 2″ në orën 10:22, si dhe në orën 12:30 Film Artistik “Moderne dhe Genjeshtare”.
Mbrëmja e ditës së parë të 2016-ës do të përcaktoj edhe fituesin e MasterChef Albania 3 e cila do të fillojë në orën 21:00.
C’prisni më shumë? Gozhdohuni para ekranit dhe kujdes, mos hani shumë!
Info Media Albania | Nuk lejohet kopjimi i ketij materiali pa autorizim nga redaksia.