Viti që po lëm pas ka patur shumë informacione mediatike, shumë lëvizje dhe suksese për median shqiptare. Gazetar, producentë e moderator kanë korrur suksese në këtë vit, e njëkohesisht me to edhe televizionet tona. Në këto ditë dhjetori ne në IMAlbania.com do të zgjedhim edhe personazhin mediatik të këtij viti. 20 emra të njohur të botës mediatike shqiptare janë të nominuar për të votuar secilin prej tyre, për të zgjedhur atë i cili ka patur ndikimin më të madh në këtë vit.
Sondazhi do të zhvillohet në dy faza. E para do të vazhdoj deri në datën 21 dhjetor, aty ku do të seleksionohen 10 emrat më të votuar, për të vazhduar pastaj me një votim të dytë nga data 21 – 31 dhjetor, për të shpallur fituesin në mbrëmje. Emrat janë si mëposhtë:
Blendi Fevziu – Jo vetëm që vazhdon suksesshëm të ketë programin më të mirë të politikës, por në këtë vit është personazhi më i lakuar mediatik me një titull të ri libri që ka shkruar dhe që po korr sukses të madh në shitje.
Klea Huta – Ishte surprizë moderimi i talent show-t “Gjeniu i Vogël”, por është kthyer direkt në një nga moderatoret më të përfolura të reja të ekraneve tona. Publiku e ka pëlqyer dhe premton një show girl të madhe të së ardhmes.
Alketa Vejsiu – Prej vitesh tashmë është personazhi i suksesit, por këtë vit ka vërtetuar se seriozisht meriton këtë etiketim. “Dance With Me” ishte një lëvizje e suksesshme e prezantueses së njohur, duke e justifikuar me një sukses jo të vogël.
Sonila Meço – Padyshim është figura e parë e ekranit të Agon Channel, por kur bëhet fjalë për suksese Sonila i ka thyer kufijtë. Tashmë me një program të sajin, tenton të thyej rekorde shqiptarësh edhe në ekranin më të ri italian, Agon Italia.
Zefina Hasani – Mbylli me sukses edicionin e katërtë të “Dncing With The Stars” si skenariste dhe mori në dorë “Big Brother” për ta mbyllur sërish me sukses. Zefina nuk ndalet, tashmë edhe në “The Voice of Albania”.
Holta Dulaku – Mbetet producentja më e përfolur e ekraneve shqiptare. Këtë edicion të “Dancing With The Stars” më shumë se asnjëherë më parë. Ka kaluar shumë sfida dhe siç duket po i përballon shumë mirë duke vazhduar suksesshëm spektaklin.
Amarda Toska – I është rikthyer dashurisë së televizionit dhe normalisht dashurisë për spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, Ami rivjen në televizion për t’a rimarr sërish në dorë.
Agron Llakaj – Ka arritur me sukses të krijoj spektaklin “Al Pazar” si më të mirin të llojit të tij në ekranet tona. Një karrierë shumëvjeçare e kurorëzuar me sukses edhe në 2014-ën. Dhe natyrisht nuk kishte se si të mungonte në këtë sondazh.
Edi Rama – Nëse mund të quhet viti i shumë ndryshime në vend atëherë është e qartë se 2014-a është ndër të parët. Në këtë vit kryeministri ka treguar reforma drastike. Por a ka mbështetjen e popullit shqiptar sërish?
Francesco Becchetti – Është padyshim investitori më brilant mediatik i momentit në vend. Me hapjen e Agon Channel, emri i tij bëri jehonë të jashtëzakonshme, e tashmë edhe më një version të këtij kanali në Itali. Delokalizimi i televizionit do të mbetet në historinë e medias shqiptare dhe asaj italiane.
Adi Krasta – Vazhdon të jetë nga ata njerëzit që krijon debat. Nëse sërish edhe këtë vit Krastën nuk e pam me një spektakël të përmasave që i takojnë, ai ka ditur si të jetë në qendër të vëmendjes. Kujtojmë monologun e famshëm kundër Top Media.
Arbana Osmani – Ky vit do të mbahet mend për Arbanën më shumë në aspektin personal se sa atë profesional. Gjithsesi bukuroshja e “Big Brother” është tërhequr përkohësisht nga televizioni, për t’u rikthyer më vonë.
Bleona Qerreti – Është nga ata emra që din të bëjnë zhurmë, qoftë edhe me detaje vulgare. Prania e saj në AMA bëri një jehonë spektakolare, e si gjithmonë gjithçka për të rënë në sy apo fare pak famë ndërkombëtare, që për hirë të së vërtetës Beona ka vite që e kërkon me këmbëngulje.
Ballist Morina – Është nga ata njerëzit që ka bërë krenar rreth 10 milion shqiptar në të gjithë botën. Ishte pikërisht ndeshja Serbi – Shqipëri që e ngriti në skenë, me lëshimin e të famshmit dron mbi qiellin e stadiumit të Partizanit në Beograd.
Lorik Cana – Nuk kishte se si të mos ishte në këtë listë. Përtej çdo suksesi në karrierën futbollistike, Loriku ishte heroi i ndeshjes kundër Serbisë, duke bërë sërish krenar me forcën dhe dashurinë për kombin të gjithë shqiptarët.
Kallashi (Donjeta Kosumi) – Është kërcimtarja më “in” e momentit në show biz-in shqiptar. Ka bërë bujë me këngën “Hit hit” dhe po thyen rekorde marramendëse klikimesh në You Tube. Epo, edhe të dridhësh b***** mund të nominohesh për Personazh Mediatik 2014.
Endira Bushati – E kush nuk i di përplasjet e ish kryetares së AMA me grupin Top Media? Zhurmën e madhe të krijuar me postin e supozuar të mbaruar të kryetares së AMA e deri në akuza kërcënimesh nga të dyja palët.
Renato Mekolli – Është nga ata personazhe që ka bërë shumë njerëz për vete fal aftësive universale të komunikimit, buzëqeshjes dhe strikticitetit që e karakterizon. Në “Master Chef” Renato ka treguar këmbëngulje dhe punë të mirë.
Alessio Vinci – Gazetari i njohur italian la vendin e ti për të eksploruar vendin tonë të varfër. Dhe nuk kanë qenë të pakta anët pozitive për Shqipërinë tonë nga prania e tij. Përveç një cilkli emisionesh kushtuar Shqipërisë, ai jo pak na ka reklamuar përtej Adriatikut fale jehonës qe pati në median italiane angazhimi i tij si drejtor editorial i Agon Channel.
Eni Çobani – Nuk ka emër shqiptari që nuk e njeh. E pikërisht suksesi në “Shihemi në Gjyq” e ka bërë një ndër personazhet më të dashur të televizionit nga publiku shqiptar. Normalisht ka ditur si t’i bëj për vete.