Duke marrë shkas nga një postim i një fansi të Ima-s dhe komenteve për mbylljen e sezoneve të TV, lidhur me Vizion Plus dua të bëj këtë replikë; Të dashur ju që jeni pjesë e stafit të Vizion Plus, të dashur ju shikues të nderuar të këtij televizioni, të mbyllësh një sezon televiziv nuk do të thotë, të lësh mbas dore teleshikuesit. E pse? Është verë tani dhe kush po e sheh të tallemi pak me shikuesit dhe hajd se po u vendosim vetëm ritrasmetime, m’falni por unë kështu e kuptoj, dhe flisni sa të doni “qenka e cmendur,” siç bëtë me lexuesi/en, që postoi një kritikë për Vizion Plus. Se kur një Tv vendos 100 herë në ritrasmetim, atëhërë çfarë mbetet tjetër? Normal që tek telenovelat do kapemi, pasi është vetë kanali që ua jep hapësirën, një llogaritje? Në mëngjes jepen 2 orë STUHIA, që sapo mbaroi, po ashtu 1 orë Dashuri të Vërteta, 2 orë mbasdite të Stuhia, vazhdojmë me Karadain, me Luginën, dhe Stuhi Dashurie, hë?! Do thoni gjë? Vetë po ua jp hapësirën, por nuk di t’i menaxhojë, se e kishte thënë mirë faktin që me telenovela fitohet audienca, dhe Vizion Plus kështu fitoi. E pse mos kapemi tek telenovelat? Kur Vizion plus nuk le shkas për ta ndjekur përveç tyre. Në 14:00 kur duhet të jetë një serial adoleshentësh trasmeton 100 herë Ju-Gi-Oh ka qysh në 2011, pse normale ju duket? Ndiqni NEXT, aty ku të duket sikur je në një bodrum, mbyllur me ca grafika që lenë për të dëshiruar, apo Vizioni i Pasdites, shpesh herë me ca tema monotone, sa për minutazhin, Vizion Plus i thyen kufijtë i vetmi ndër TV-të tona. Në orën 18:00 nuk ishte nevoja të ritrasmetonin Stuhia, aq më pak që sapo mbaroi… por kur kjo fashë orari është pasditja ku pjesa më e madhe janë në shtëpi. Sinqerisht Top Channel, është me të vërtetë televizioni jonë, e ka kuptuar mirë se të mbyllësh sezonin nuk do të thotë të ritrasmetosh ndaj gjithmonë tregohet i matur në atë që do t’i sërvierë shikuesve, me premierat spanjolle “Pa identitet” “Velvet” pa munguar kështu as premierat e ndryshme, tituj të njohur filmash.
Faleminderit IMA! Ju ngrini zërin tonë!