E ndërsa jemi në pritje të Eurovision, që do të mbahet si zakonisht në muajin maj, dhe datat tashmë janë zyrtare duket se në TVSH akoma janë saktësuar, të paktën tek personeli i grafikës dhe montazhit.
Spoti i Eurovision, i transmetuar këto ditë në TVSH, sjellë edhe gabimin e radhës në ekranin publik shqiptar. Monitorimi i radhës ka sjell në fokus muajin e mbatjes së këtij edicioni. 10-12-14 MAJ janë datat zyrtare të festivalit, por spoti i TVSH na informon që ky edicion do të mbahet në muajin Mars, pra sipas tyre mund ta konsiderojmë të mbyllur këtë edicion, vetëm na duhet të pyesim drejtuesit se cili ishte fituesi?
Falenderojmë lexuesin tonë E. M. Sorra për raportimin.