Për ditë me radhë publiku i “IMA” ka patur mundësinë që në web-in zyrtar të votojnë për të përzgjedhur një renditje për 10 spektaklet më të mirë në ekranet shqiptare. Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme nga ana jonë, publiku ka dhënë verdiktin final, i cili varjon me renditjen si mëposhtë, nga i dhjeti deri tek i pari.
10. Gjeniu i Vogël – Më pak i votuari në sondazh është “Gjeniu i Vogël”. Sapo ka startuar edicionin e tij të gjashtë me risi të reja dhe padyshim me zëra brilant fëmijësh në skenë. “Gjeniu i Vogël” ka kapur një bilanc votash prej vetëm 1%.
9. Big Brother Albania – Është një ndër spektaklet më të ndjekur dhe që bën shumë zhurm. Pritet të ketë edicionin e tij të tetë dhe me shumë ndryshime. Është pikërisht “Big Brother”, i cili ka fituar vetëm 1% të votave në sondazh.
8. Portokalli – Tashmë prej vitesh vjen në mbrëmjet e së dielës për të gjithë njerëzit që pëlqejnë të qeshin, dhe vazhdon ta bëj suksesshëm. Portokalli vazhdon të jetë një spektakël me vlera, në sondazh ka fituar vetëm 2% të votave.
7. Dance With Me – Për fare pak kohë ka arritur të jetë i suksesshëm dhe një zotërues i audiencës të hënave. “Dance With Me” në sonazh ka arritur të shkoj deri në pragun e 2% të votave.
6. Apartamenti 2XL – Filloi si një projekt konkurues i “Potokalli” dhe padyshim ia ka arritur të jetë i mirë. Me publikun e tij fanatik dhe padyshim një ndër spektaklet me iden më brilante. Në sondazh ka arritur të fitoj 3% të votave.
5. The Voice of Albania – Që puntatën e parë publiku shqiptar u dashuruar me formulën e tij dhe vazhdon ta bëjë për vete prej katër edicionesh. Në sondazh ka arritur të fitoj 8% të votave.
4. Al Pazar – Në sondazh shpallet si programi më i mirë i humorit, duke lën pas konkurentët. Një show për të gjithë shtresat sociale, dhe siç duket kjo e ka bërë atë që është sot. “Al Pazar” ka fituar 11% të votave.
3. Dancing With The Stars – Programi më i suksesshëm i vallëzimit në ekranet shqiptare. Një show ku publiku gjen hapësirë për të njohur në disiplinën e dancit idhujt e tyre publik. Në sondazh “Dancing With The Stars” ka arritur të mbledh 12% të votave.
2. Master Chef Albania – Si i vetmi program kushtuar kulinarisë, “Master Chef” arriti të jetë i pëlqyer tek publiku shqiptar. Në sondazh ka fituar një numër relativisht të madh votash, duke u renditur në vendin e dytë, me 27%.
1. X Factor Albania – Një prodhim ekskluziv i “TV Klan” në Shqipëri, me një sukses të mirëfilltë dhe padyshim i pëlqyer nga publiku shqiptar. Programi më i votuar në sondazhin “IMA Best Show #top10” shpallet “X Factor Albania” me 30% të votave.
IMA / S. Dema