Edicioni i tretë i IMA Awards, eventit të përvitshëm që vlerëson programet dhe personazhet e ekranit, është në përgatitjet e fundit për të nisur fazën e parë, atë të votimit online nga i cili publiku do të ketë mundësi të vlerësojë të preferuarit e tij për sezonin televiziv 2014.
Në datë 20 mars 2015 në orën 20.00 do të shpallen kategoritë e çmimeve me kandidaturat përkatëse, ndërsa në orën 21.00 do të hapet zyrtarisht votimi online i cili do të qëndrojë aktiv për një muaj rresht, deri në datën 20 prill. Të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë deri në 5 herë për çdo kategori.
Një hapsirë më e gjerë këtë vit i është kushtuar edhe programeve dhe personazheve kosovar me më shumë kategori, falë filialit tonë InfoMedia Kosova.
Finalja e IMA Awards 2015, ku do të zbulohen edhe fituesit, do të jetë në datë në 30 Prill 2015, ora 21.00 në portalin e InfoMedia Albania (imalbania.com)
urime