Showtime ka lajmëruar se një nga projektet e reja për sezonin e ri është I’m Dying Up Here, një serial që do të tregojë jetën dhe vështirësitë e komikëve në vitet ’70, përballë një publiku të vakët dhe punës me orë të zgjatura.
Seriali është një produksion i aktorit të njohur Jim Carrey dhe mund të ketë në cast emra të njohur aktorësh.
Perfaqesuesi i Showtime, David Nevins ka shpjeguar se:“I’m Dying Up Here” bazohet në një ese dhe tregon për periudhën e fillimeve të The Comedy Store, kur në skenën e lokalit performonin Mitzi Shore, Robin Williams dhe David Letterman. Kemi zgjedhur të të ndryshojmë emrat e personazheve. Nuk do të jetë Robin Williams si personazh dhe as David Letterman. Mund të ketë personazhe që mund të kenë pamjen e aktorëve origjinal por që do të ruajnë karakterin e personazhit të tyre”.
Ndër protagonistët e episodeve do të jenë Melissa Leo, Ari Graynor, Clark Duke, RJ Cyler, Sebastian Stan.
Gjithashtu, Jim Carrey, është zgjedhur për të qenë pjesë aktive sepse ka qenë pjesë e komikëve që performonin në The Comedy Store në vitet ’80 dhe dhe ka kaluar shumë kohë me cast-in, duke i shoqëruar për të asistuar në shfaqjet e komikëve për të përmirësuar performancën e tyre.