Gazetarja Ilva Tare, është ndër ata të famshëm që nuk parapëlqejnë të publikojnë shumë detaje nga jeta e tyre personale.
Ndodh rrallë që gazetarja të postojë foto të fëmijëve apo të bashkëshortit në Instagram apo Facebook.
Sot Ilva ka ndarë me ndjekësit një foto të ëmbël të djalit të saj 3-vjeçar, Thomas.
Ndërsa poston foton, gazetarja, shkruan: “E bekuar!”
Gazetarja Ilva Tare është e martuar me Eduart Selamin dhe bashkë gëzojnë dy fëmijë, vajza e madhe Melody dhe djali Thomas./K.C/