Mbrëmjen e sotme, në “Open” nga Eni Vasili tema e diskutimit ishte reality show më i ndjekur dhe më i komentuar “Fenomeni ‘Big Brother VIP’”, ku të ftuar përveç analistëve, politikanëve dhe artistëve, ishte edhe vetë fituesi i edicionit të parë Ilir Shaqiri.
Një nga temat e komentuara ishte edhe arsyeja e pjesëmarrjes së tij në këtë format.
Gjatë diskutimit me Ema Andrean, Iliri rrëfeu disa detaje nga eksperienca e tij në Itali dhe lufta me racizmin ndaj shqiptarëve, ndërkohë që theksoi se ka hyrë në këtë format për shkak se dëshironte që njerëzit ta njihnin jo vetëm nëpërmjet artit, por edhe për origjinalitedtin e tij dhe për personalitetin e tij krahas skenës.
“Unë në ‘Big Brother VIP’ kam hyrë që njerëzit të shohin anën time tjetër krahas artit. Unë nuk erdha të demonstroj artin tim sepse e kam demonstruar në Itali, në një moment ku kishte një racizëm të jashtëzakonshëm ndaj shqiptarëve; ndaj kam bërë që nëpërmjet artit tim t’i ngrihej koka shqiptarëve aq lart sa ta thonin me plot gojë e me dinjitet të plotë origjinën e tyre.
Nëpërmjet skenës, ti nuk mund të tregosh origjinalitetin e personit. Ishte dëshirë e imja që të më njihnin për atë që unë jam përveç skenës.”- u shpreh ai.