Ilir Meta ka thënë një ditë më parë, se Edi Rama sajon tek ndërkombëtarët.
Sipas tij, Rama e ka denoncuar atë tek ndërkombëtarët, se ka marrë në telefon Ylli Ndroqin ta qetësojë, kur SPAK vendosi t’i bllokojë pasurinë.
“Mashtron ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën.
Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, shikoni se çfarë tha Komisioni i Venecias për këtë”, tha Meta.
Presidenti njihet për miqësinë me Ndroqin, madje publikisht i doli në krah, kur SPAK i bllokoi pasurinë, pasi dyshohet se ajo është vënë nëpërmjet trafikut të drogës.