Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit.
Daja gjatë prezantimit theksoi se është rekord për të drejtimi i Partizanit:
“Treshin e kam rekord personal, kam fituar tre tituj me skuadra të ndryshme. Tani jam i vetmi që i kam drejtuar tre skuadrat e kryeqytetit. Unë jam me ekipin që drejtoj. Do doja të vazhdonim si Partizani kampion 16 herë, si ai ekip i para dy sezoneve.
Objektivin do e themi kur të ndërtohet ekipi. Atëherë do të jemi më konkret.
Ky vit ishte i paparashikueshëm për çdo ekip, jo vetëm për Partizanin. Gjërat nuk kanë funksionuar normalisht, prej pandemisë. Duhet të japim maksimumin në fushë dhe të bëjmë lojë. Këtë duan tifozët dhe me lojë vijnë edhe rezultatet. Le t’i marrim gjëra hap pas hapi.
Kemi nevojë për afrime në çdo repart. Pritshmëritë janë të mëdha, edhe pse nuk e kemi shpallur objektivin. Kemi evidentuar problemet. Duhet të gjejmë zëvendësuesin e Trashit.
Shpresojmë të zhbllokohet merkato. Klubi ka edhe plan B, nëse përgjigja vjen më vonë. Në këtë rast do bashkëpunojmë edhe me tifozët, që të gëzojmë dhe të vuajmë së bashku”.