Moderatorja Ilda Bejleri, e ftuar në “Ftesë në 5” sqaroi të vërtetën e lajmeve mbi kandidimin për president të FSHF-së.
“Jo nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërm ‘moj a është e vërtetë’, por s’ është e vërtetë. S’ po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë”, u shpreh ajo.
E pyetur nga Bieta se cilin prej kandidatëve të mundshëm do të donte të shihte si president të FSHF-së, Ilda pohoi se sipas saj një pozicion i tillë i shkon dikujt që ka lënë gjurmë në sport dhe e ka provuar vetë futbollin.