Një nga moderatoret sportive më të njohura në Super Sport, Ilda Bejleri ka vendosur të largohet nga ekrani që i dha famën për një eksperiencë të re televizive.
Vajza super hot e Digitalb e cila bëri të zgurdullojnë sytë mijëra meshkuj shqiptar gjatë verës me spotin ku ajo shfaqej joshëse me linjat e saj perfekte do të drejtoj së shpejti një format argëtues me protagonistë personazhet të njohur publik, raporton gazeta Paloma.
Shtëpia mediatike nuk ka ndryshuar, por këtë herë do të shohim Ildën në një tjetër zhanër, atë spektaklit televiziv.