Një debat i fortë është zhvilluar mes Carlo Bolinos dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Debati nisi kur Bolino tha se teoritë konspirative për numrin e vdekjeve në janar dhe shkurt të thëna në Open nga Kryemadhi, bien poshtë.
Pjesë nga debati:
Bolino: Ne kemi bërë një publikim ku tregohet se në janar të vitit 2019 kanë vdekur 1746 persona, ndërsa në vitin 2020 kanë vdekur 1442 persona. Kështu teoritë konspirative që tha Kryemadhi për numrin e vdekjeve në janar bien poshtë.
Kryemadhi: Mirë, tani shko zëvendëso Endri Fugën.
Bolino: E kemi publikuar në Shqiptarja.com.
Kryemadhi: Po, tani ktheje në gazeta e qeverisë shqiptare. Unë nuk e lexoj Shqiptaren. Kam pyetur Gjendjen Civile dhe nuk më ka kthyer përgjigje.