Është publikuar traileri i parë i filmit të ri të Netflixit, “The Harder They Fall”, i cili në rolin protagonist e sjell aktorin Idris Elba.
Filmi, ku Elba luan krahas yjeve tjerë të kinematografisë, Jonathan Majors, Zazie Beetz, LaKeith Stanfield dhe Regina King, pritet ta shënojë premierën javën e ardhshme, në kuadër të Festivalit të filmit në Londër.
Jeymes Samuel e ka bërë regjinë e projektit Western, me ç’rast e shënon debutimin regjisorial në film të metrazhit të gjatë, derisa ikona e muzikës Jay-Z vjen në rolin e producentit dhe ka punuar në muzikën e përfshirë në të.
Filmi e rrëfen historinë e një krimineli të quajtur Nat Love, i cili e zbulon se armiku i tij, Rufus Buck, po lirohet nga burgu dhe kështu vendos ta mbledhë grupin e tij të kriminelëve, për ta gjurmuar Rufusin dhe për të marrë hak ndaj tij. Ata që e shoqërojnë në këtë mision të rrezikshëm janë, ish e dashura e tij, Stagecoach Mary, shoku i tij i ngushtë i cili shquhet për temperamentin e ashpër, Bill Pickett, dhe një kundërshtarë i shndërruar në aleat të ri, Jim Beckwourth. Edhe Rufus Buck e ka ekuipazhin e tij të frikshëm, dhe ata nuk janë një grup që nuk di të humbasë.
“The Harder They Fall” do të lansohet nëpër kinema gjatë muajit tetor, kurse premierën në platformën digjitale Netflix e shënon më 3 nëntor të këtij viti.