Reperi i njohur Noizy, i cili është bërë një nga figurat më të dashura dhe influencuese për të rinjtë shqiptarë, duket se ka pasur një stil të veçantë që nga adoleshenca. Në një foto të vjetër që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shfaqet në moshën e re, me flokë të stiluara dhe me një pamje që tregon se ishte i prirur për modën dhe stilin që sot e karakterizon.
Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, duke treguar se Noizy ka pasur gjithmonë një prirje për të qenë në qendër të vëmendjes, që në rininë e tij.
Ky imazh i tij tregon rrugëtimin e një artisti që ka arritur të kapë zemrat e publikut, duke u bërë një shembull për shumë të rinj sot.