Bashkia e Elbasanit ka marrë masat që në orët e para të mëngjesit dhe ka nisur dezifektimin në zonën ku u shfaq vatra e tretë me COVID-19 në Elbasan.
Punonjësit kanë bërë dezifektimi i zonës dhe i pallatit dhe ambienteve të brendshme të apartamentit.
Mbrëmjen e të mërkurës u raportua për një grua 52 vjeçare dhe 2 vajzat e saj 22 dhe 25 vjeç si të dyshuara për koronavirus.
Teksa priten përgjigjet e analizave, dyshohet se ato janë infektuar nga një kontakt që ka qenë i sëmurë./vizionplus