Edhe pak ditë dhe në TV Klan do të nisë seriali “H.O.T” (Humans of Tirana)! Ai do të nisë me datë 24 tetor dhe do të transmetohet çdo të diel. Kurioziteti është shumë i madh se ç’do të shohim në këtë serial dhe regjisori Bjordi Mezini ka zbuluar disa detaje në emisionin “Natën me Aulonën”.
I pyetur nëse ishte e vështirë që të punonte me Ermal Mamaqin, Bjordi tha:
“Ne jemi shumë të ndryshëm, dhe unë nuk prisja kurrë, të lidhesha artistikisht me Ermalin. Në fillim na është dashur kohë të kuptojmë njëri-tjetrin”, të besonim njëri-tjetrin, derisa gjetëm gjuhën e përbashkët”, tha Bjordi.
Ermali është producenti dhe aktori kryesor në serial, mirëpo Bjordi tha se asnjëri nuk i bërtet tjetrit.
“Ermali është një karakter që është shumë pozitiv, kjo është pika e tij më e fortë, është shumë aktiv, është shumë energjik”, tha regjisori, duke shtuar se është fat ta kesh në atë rol.
Megjithatë, ndonëse ka vite që punon në këtë profesion dhe vlerësohet me produksione shumë të mira, në fillimet e Bjordit nuk ka qenë kështu. Ai tha se ka marrë shumë “Jo”, por shumica janë kthyer “Po”.
“Çdo projekt i imi ka qenë ‘Jo’ në fillim, ka qenë dikush që s’ka besuar, dikush që s’ka dashur, por kam duruar dhe e kam çuar punën aty ku kam dashur”, tha Bjordi.
Ai foli gjithashtu edhe për jetën private, lidhjen aktuale, si dhe historinë e dashurisë, një nga më të bukurat e “Big Brother VIP”, atë me Adelën, që fatkeqësishrt ka ndërruar jetë para disa vitesh.