Një qen besnik prej 3 muajsh pret pronarin e tij në një nga spitalet në Wuhan, edhe pse ai ka vdekur nga COVID-19.
Qeni ka fituar zemrën e punëtorëve në spital që nga dita që ai erdhi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19 në shkurt.
Fatkeqësisht pronari i tij nuk do të kthehet më, por qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma e pret në spital duke kërkuar gjithandej për të.
Një person vendosi të kujdesej për të dhe i vuri emrin Xiaobao që do të thotë “thesar i vogël”.
Zonja Wu tha që Xiaobao refuzoi të linte spitalin. Edhe kur e dërguan qenin diku larg, ai u kthye përsëri në Spitalin Taikang dhe priste me padurim që pronari i tij të kthehej.
“Megjithëse Xiaobao nuk mund të flasë, ne e kuptojmë se ai është ende në kërkim të pronarit të tij,” u tha ajo gazetarëve.