Një infermiere e Spitalit Infektiv në Tiranë është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi raportohet se ka vjedhur paratë nga portofoli dhe kartën e bankës të një pacienti me Covid-19, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.
Bëhet me dije nga policia se infermierja, e cila sipas mediave ka inicialet R.H. u ndalua pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në Spitalin Infektiv, ku ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.
Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.