Alban Ramosaj do të jetë një nga këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e 60 të Këngës në RTSH. Këngëtari nuk e ka fshehur dëshirën dhe ëndrrën për tu ngjitur në skenën e Eurovision. Prandaj kënga “Thyej” është vepra me të cilën ai do të tentoj të prekë ëndrrën europiane. Edhe pse kënga nuk është publikuar akoma zyrtarisht në rrjet po qarkullon prej pak ditësh.
Pas hackimit të këngës, Albani ka reaguar sot përmes një statusi në Instastory ku ka falenderuar fansat por pranon se kjo nuk e ndihmon atë si artist.
“Nuk e di se si ja dolet, por kenga ime #Theje u hakua dhe esht publike para kohe… Se pari dua t’ju faelnderoj per reagimet, urimet dhe fjalet e mira qe po me falni por nuk eshte kjo menyra e duhur… eshte e
jashtligjshme (pirateria) dhe nuk me ndihmon mua si artist ne asnje forme. Do e vlersoja mijra here me shume nese do e shperndanit nga kanali im madje me qef shume te madh do ua bej repost edhe ketu edhe ne twitter, gjithandej. Sidoqofte, ju dua shume por ju lutem te
tregoheni me pergjegjes.”
Ndërkaq Albani ka treguar se do të vijë së shpejti me një album që përmban 20 këngë në shqip, anglisht dhe në gjuhë të tjera.